kumbull

Nga Wiktionary

KUMBULL f.

  • 1. Pemë që rritet zakonisht deri pesë-gjashtë metra e lartë, me degë të shtrembra e me gjemba, me gjethe vezake e pak të dhëmbëzuara, që çel lule të bardha dhe bën kokrra të rrumbullakëta a gjatoshe me tul në ngjyrë të gjelbër, të verdhë, të kuqe etj.; kokrrat e kësaj peme, që kanë një shije të ëmbël ose të athët. Kumbull e butë. Kumbull gjatore (gjatoshe). Kumbull kokërrvogël. Kumbull bardalike. Kumbull gërqinjë. Kumbull e ëmbël (e thartë). Kumbulla të thata. Reçel kumbulle. Raki kumbulle. Është si kumbull është i shëndetshëm dhe i bukur (zakonisht për fëmijët e për vajzat).
  • 2. fig. bised. Vajzë a grua e re, e bukur dhe e shëndetshme. O moj kumbulla vlonjate! kr. pop.
  • I bëri (paratë, të hollat) rrush e kumbulla shih te RRUSH,~I. Kur s'ha kumbulla, s'të mpihen (dhëmballët) fj. u. shih te MPIHEM. Fëmijët (djemtë) hanë kumbulla (thana), pleqve u mpihen dhëmbët iron. shih te MPIHEM. Kumbull e egër bot. kullumbri.