kulpër

Nga Wiktionary

KULPËR f. bot.

  • 1. Bimë shumëvjeçare me kërcell të hollë e të gjatë, me gjethe të vogla pendore e të lëmuara, me degëzime të holla që përdridhen në një bimë tjetër; me lule të bardha në të kuqe e me erë të mirë, rrënjët e së cilës përdoren në mjekësinë popullore. Lulet (rrënjët) e kulprës.
  • 2. etnogr. Kurorë e thurur si gërshet me kërcellin e gjethet e kësaj bime, që e vinin fëmijët në kokë për festën e pranverës.
  • Kulpër e butë bot. sumbullare. Kulpër e egër (e bardhë) bot. shkurre kacavarëse, që rritet deri në gjashtë metra dhe bën lule të bardha, me erë të mirë.