kular

Nga Wiktionary

KULAR m.

  • 1. Dru i përkulur, që i vihet kaut në qafë për ta mbrehur në zgjedhë, tevlik. Kau i kularit kau i parmendës. Vë kaun në kular.
  • 2. Mbështetëse druri si kafaz i lakuar pa fund, me disa parmakë anash dhe me një rreth sipër, ku futet fëmija i vogël që të mësojë të ecë. E vuri djalin në kular.
  • 3. Rrethi i drunjtë i rrotës së qerres; secila nga katër pjesët e këtij rrethi, vëna, gavyell. Kularët e rrotës.
  • 4. Dru i përkulur në traun e sipërm të vegjës, që mban të shtrirë indin e pëlhurës gjatë endjes. Vë indin në kular.
  • 5. Harku i lahutës.
  • 6. bised. Harku i urës, qemeri i urës. Kulari i urës.
  • 7. fig. Zgjedhë, sundim, shtypje e rëndë. U çliruam nga kulari i bejlerëve. E futi në kular.
  • 8. përd. mb. I lakuar, i harkuar, i përkulur. E bëj kular. Vjen kular. I ka krahët (këmbët qafën) kular.
  • 9. përd. ndajf. Me kokë e këmbë bashkë, si lëmsh, kutullaç. U mblodh kular.