kujtesë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

KUJTESË f.

  • 1. Aftësi e njeriut për të mbajtur mend dhe për të riprodhuar ato që ka parë, ka dëgjuar a ka mësuar në të kaluarën. Kujtesë e fortë (e dobët). Kujtesë pamore (dëgjimore). Kujtesë logjike (mekanike). Ka kujtesë të mirë. I është dobësuar (e ka lënë) kujtesa.
  • 2. Tërësia e përshtypjeve që ruan dikush në vetëdijen e tij për diçka që ka parë, që ka dëgjuar ose që ka mësuar në të kaluarën. Më mbeti në kujtesë. Nuk më hiqet (nuk më shqitet) nga kujtesa. E ruaj në kujtesë. Rrëmoj në kujtesë.
  • 3. vjet. Kujtim.
  • Sa për kujtesë sa për ta kujtuar.