ku

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

KU

I. ndajf.

  • 1. Përdoret vetëm ose e shoqëruar me parafjalët nga, prej, për a me pjesëzat deri, që për të pyetur për vendin, në të cilin ndodhet ose tek i cili drejtohet dikush a diçka, për vendin nga nisemi, për cakun e shtrirjes së një veprimi etj. Ku shkon? Ku je? Kudo të kalosh? Ku jemi këtu? Për ku je nisur? Prej ku del? Deri ku do të shkosh? Që ku fillon?
  • 2. Përdoret si ndajfolje lidhëse në periudhat me fjali të varura përcaktore. Shkuan në vendin ku ra Qemal Stafa.
  • 3. Përdoret si ndajfolje përemërore, e shoqëruar me parafjalët nga, për, në periudhat me fjali të varura përcaktore. Po rrinim në një kodër nga ku dukej qyteti.

II. lidh.

  • 1. Përdoret për të lidhur një fjali të varur vendore me një fjali tjetër. Do të vijmë ku të shkosh ti.
  • 2. Lidh në togfjalësha trajtat e një foljeje që përsëritet për të treguar një lëvizje në një drejtim të papërcaktuar a diçka së cilës nuk i dihet përfundimi. Të dalë ku të dalë. Shkonte ku shkonte dhe prapë kthehej në shtëpi.

III. pj.

  • 1. Përdoret në pyetje retorike, kur shprehim mohim a pohim të përforcuar. Ku s'kemi qenë
  • 2. Përdoret e përsëritur për të treguar shkallën më të lartë të dallimit ndërmjet dy sendeve a frymoreve, ndërmjet vetive a cilësive të tyre etj. Ku e ku më i gjatë. Ku e ku më i mirë. Ku e ku më i bukur. Ku e ku më larg.
  • 3. Përdoret kur shprehim zemërim, mospranim, mohim etj. E ku ia di unë? Ku i besohet atij? E ku na rrihet pa punë?
  • Ku ishin e ku s'ishin
  • a) kudo që ishin, kudo;
  • b) të gjithë pa përjashtim, i madh e i vogël.