krunde

Nga Wiktionary

KRUNDE f. vet.

  • 1. Lëvoret e drithit të bluar, që mbeten në sitë kur sitim miellin, mbeturinat e miellit të situr, hime. Krunde gruri (misri). U hedh krunde pulave.
  • 2. fig. Njeri pa vlerë. Ishte krunde fare.
  • Ishte krunde nuk kishte asnjë lek në xhep, ishte trokë. I merr krundet për miell shih te MIELL,~I. I lirë në miell, i shtrenjtë në krunde shih te MIELL,~I. Mos u përziej me krundet, se do të të hanë pulat (po të përzihesh me krundet, të hanë pulat) fj.u. po u ngatërrove me njerëz të këqij, do të gjesh belanë.