kos

Nga Wiktionary

KOS m.

  • Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë. Kos i ëmbël (i thartë, i hollë). Farë kosi. Salcë kosi salcë e bardhë që nxirret nga kosi i kulluar në napë. Kos me ajkë. Tavë me kos. gjell. lloj gjelle me mish e me kos, tavë Elbasani. Pilaf me kos. Zë kosin. Lëshoi ujë kosi.
  • U bë deti kos ka aq shumë sa mund të marrin të gjithë a mund të marrësh sa të duash (zakonisht kur shpërdorohet diçka). Kur të bëhet deti kos iron. kurrë, asnjëherë. Nuk mban më ujë kosi (pilafi, orizi, vera) shih tek UJ/Ë,~I. U dogj nga qulli (nga kungulli) e i fryn edhe kosit fj. u. shih te QULL,~I.