kopsht

Nga Wiktionary

KOPSHT m.

  • 1. Copë toke e thurur, zakonisht pranë shtëpisë, që e mbjellin me pemë të ndryshme, me perime ose me lule. Kopsht i madh (i vogël, i bukur). Kopshti botanik copë toke e mbjellë me bimë të ndryshme për qëllime studimi e mësimi. Kopshti eksperimental i shkollës. Dera e kopshtit. Shtëpi me kopsht.
  • 2. ek. Ngastër toke prej treqind m2 deri në një dynym që i jepet çdo familjeje kooperativiste për përdorim vetjak.
  • 3. Institucion edukues dhe arsimor për fëmijët parashkollorë prej tre deri në gjashtë vjeç. Kopsht fëmijësh. Kopsht me (pa) drekë. Fëmijët e kopshtit. Edukatorja e kopshtit. Në moshën e kopshtit. Çoj fëmijën në kopsht.
  • Kopsht (bahçe) me lule vend i lulëzuar dhe i begatshëm, ku njerëzit jetojnë të lumtur. Qen kopshti (kopshtari, bahçevani) keq. njeri që as vetë nuk e përdor diçka, as të tjerët nuk i lë ta përdorin, njeri që nuk e gëzon vetë një të mirë dhe nuk i lë as të tjerët ta gëzojnë. E kam (jemi) lakra (presh) në kopsht dikë (me dikë) shih te LAK/ËR,~RA. Nuk e nxjerr dot pulën nga kopshti shih te PUL/Ë,~A. Kopsht zoologjik vend ku mbahen në kushte të përshtatshme natyrore kafshë të egra e të rralla për qëllime studimi e mësimi.