kolonial

Nga Wiktionary

KOLONIAL mb.

  • 1. Që është pushtuar me forcë nga një shtet i huaj kapitalist, imperialist dhe është kthyer në koloni; që ka të bëjë me koloninë; që i përket kolonisë, i kolonisë. Vendet koloniale e të varura. Popujt kolonialë popujt e kolonive. Çështja koloniale.
  • 2. Që ka të bëjë me shtetin kapitalist, imperialist i cili ka pushtuar një vend dhe e ka kthyer në koloni; që lidhet me kolonializmin a me pushtimin e kolonive, kolonialist. Trupa ushtarake koloniale. Sundimi (skllavërimi) kolonial. Zgjedha (shtypja) koloniale. Politikë koloniale. Sistemi kolonial i imperializmit. Luftëra koloniale.