kodër

Nga Wiktionary

KODËR f.

  • 1. Pjesë toke e ngritur si breg i lartë me pjerrësi të butë; mal i ulët nën një mijë metra dhe me shpate të buta. Kodër shkëmbore. Kodra me brezare (me vreshta). Rrëzë kodrës. Faqja e kodrës.
  • 2. Pjesë e ngritur mbi një sipërfaqe të rrafshët. Dërrasë me kodra.
  • Kodra pas bregut gjepura, dokrra. Flet (hidhet) kodër më kodër flet kuturu, pa lidhje e pa arsyetim. Të hedh kodër më kodër nuk tregon qartë e në mënyrë të përpiktë atë që duhet ose atë që i kërkohet (zakonisht për t'iu larguar çështjes kryesore); kalon nga një çështje në tjetrën pa i sqaruar. Ngre kodra përmbi det iron. përpiqet të bëjë punë që janë të pamundura të bëhen, bën kështjella në erë. Gjahu në breg e qëllon në kodër shih te GJAH,~U.