klub

Nga Wiktionary

KLUB m.

  • 1. Shoqatë a organizatë e punonjësve të një ndërmarrjeje, të njerëzve të një profesioni ose të një rrethi shoqëror, që ka për qëllim ngritjen e tyre politike e kulturore, organizimin e pushimeve, të veprimtarisë sportive etj.; ndërtesa ku është vendosur kryesia e kësaj shoqate dhe ku zhvillohet kjo veprimtari. Klub sportiv. Klubi i gjuetarëve. Klubet shqiptare jashtë atdheut. Statuti i klubit. Përfaqësuesi i klubit. Ngritën (krijuan) një klub.
  • 2. bised. Lokal (zakonisht në një fshat a në një ndërmarrje) ku bëhen mbledhje, jepen shfaqje, bëhen mbrëmjet etj. për edukimin e argëtimin e punonjësve dhe ku mund të pihet a të hahet diçka e lehtë. Klubi i fshatit (i ndërmarrjes). Salla e klubit. U mblodhën në klub.