katror

Nga Wiktionary

KATROR m.

  • 1. gjeom. Katërkëndësh kënddrejtë me brinjë të barabarta; çdo gjë që ka trajtën e kësaj figure. Këndi i katrorit. Sipërfaqja (brinja) e katrorit. Fletore me katrore. Stof (pëlhurë) me katrore. Vizatoj (bëj) një katror.
  • 2. mat. Prodhimi që del nga shumëzimi i një numri çfarëdo me veten e vet. Katrori i një numri. Katrori i hipotenuzës. Ngre në katror.

KATROR mb.

  • 1. Që ka trajtën e një katrori. Dhomë (tryezë) katrore.
  • 2. mat. Që ka të bëjë me katrorin, që shërben për të matur sipërfaqen; që ka brinjën një metër (për një sipërfaqe ose një katror). Masat katrore masat e matjes së sipërfaqes. Metër katror sipërfaqja e një katrori, që ka brinjën një metër. Dy centimetra katrore.
  • E futi (e vuri) në katror dikë libr. e futi në një gjendje të tillë, zakonisht të keqe, nga e cila nuk shpëton dot; e mbërtheu mirë. Mbjellje me fole katrore bujq. shih te FOLE,~JA. Kllapa katrore shih te KLLAP/Ë,~A 10. Rrënja katrore (e një numri) mat. shih te RRËNJ/Ë, ~A 6.