katran

Nga Wiktionary

KATRAN m.

  • 1. Lëng i trashë, me përbërje vajore, me ngjyrë të errët në të zezë dhe me një erë të veçantë, që nxirret nga qymyrguri, nga nafta ose nga distilimi i thatë i drurëve halorë dhe që përdoret për prodhimin e bojërave, për të lyer litarët e velat e anijeve, rrotat e qerreve, në industrinë farmaceutike, në mjekësinë popullore etj. Katran qymyrguri (pishe). I zi si katran. Erë katrani. Lyej me katran.
  • 2. krahin. Zift.
  • 3. përd. mb. bised. Që ka ngjyrë të zezë, shumë i zi, i zi sterrë. Me flakë katran.
  • 4. përd. mb. bised. Shumë i fëlliqur, i nxirë nga të palarët. Me duart katran.
  • 5. përd. mb. fig. keq., bised. Shumë i keq, zemërlig, shpirtkazmë. Njeri katran. Me zemrën katran.
  • 6. përd. ndajf. Shumë (me mbiemrin «i zi, e zezë»). Katran i zi.
  • 7. fig. Njeri i keq. Ia prishi jetën ai katran.
  • 8. fig. Njeri fatkeq, njeri i mjerë, ditëzi. Ç'e gjeti katranin!
  • Katran me bojë shih te BOJ/Ë,~A.