karvan

Nga Wiktionary

KARVAN m.

  • 1. Varg i madh kafshësh, të ngarkuara me plaçka ose me ushqime e të shoqëruara nga qiraxhinj, që bëjnë udhëtime të largëta (në vende ku mungojnë rrugët automobilistike). Karvani i qiraxhinjve. Karvan devesh. I priu karvanit. Qentë le të lehin, karvani shkon përpara. fj.u.
  • 2. Varg njerëzish, kafshësh ose automjetesh që udhëtojnë bashkë ose lëvizin në të njëjtin drejtim. Karvani i dasmorëve. Karvan patash. Karvan anijesh.
  • 3. Numër i madh; varg frymorësh ose sendesh; tufë. Një karvan fëmijë. Një karvan plaçka.
  • 4. përd. ndajf. Si varg, njëri pas tjetrit, në radhë për një. U radhitën karvan.
  • Ylli i Karvanit astr. Afërdita.