karafil

Nga Wiktionary

KARAFIL m.

  • 1. bot. Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të dobët, me nyja e të degëzuar, me gjethe të holla e të gjata, që bën lule të bukura, me ngjyra të ndryshme e me erë të këndshme. Karafil i kuq (i bardhë, me pikla). Erë karafili.
  • 2. Lulja e tharë e një bime të ishujve të Indonezisë, të cilën e përdorin si erëz në gjellë, në ëmbëlsira etj. I shtie karafil gjellës. Mbaj karafil në gojë.
  • 3. fig. keg. Njeri mendjelehtë.
  • 4. Përd. mb. sipas kuptimit 3 të emrit. Është karafil nga mendja.