kandar

Nga Wiktionary

KANDAR m.

  • 1. Peshore që ka një bisht të shkallëzuar për kilogramët e okët, gjatë të cilit lëviz një kokërr e metaltë, dhe dy kanxha ose një pjatë të varur në tre zinxhirë, ku vihen sendet për t'u peshuar; zigj. Bishti i kandarit. Topi i kandarit. Vë (peshoj) në kandar.
  • 2. fig. bised. Masë e përpiktë, masë e duhur; masë. Vepron me kandar. Flet pa kandar flet pa i peshuar fjalët. Çdo gjë e bën me kandar.
  • Pa kandar pa e llogaritur mirë, pa e menduar a pa e peshuar mirë (për një punë, veprim etj.); kot. I kërceu kandari dikujt u prek menjëherë e papritur; i hipi inati, u inatos. Nuk ngre (nuk çon) kandar (peshë) edhe poh. nuk është me vlerë, nuk ka rëndësi; nuk duhet marrë parasysh; nuk ndikon në një punë ose tek të tjerët (një fjalë, një mendim etj.). S'e ngre (s'e mban, s'e çon, s'e heq) kandari
  • a) është shumë i rëndë, shumë i madh; është diçka e tepërt a e tepruar;
  • b) është diçka që nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë. Nuk e vë në kandar edhe poh.
  • a) nuk e llogarit mirë, nuk e merr parasysh (një punë, një vështirësi etj.);
  • b) nuk e vlerëson a nuk e çmon dikë aq sa vlen;
  • c) nuk e vë në rregull, nuk e rregullon një punë; nuk kujdeset për diçka, nuk e vë ujët në zjarr. E vuri kokën në kandar e vuri veten në rrezik të madh. Ka ardhur kandari në bisht ka ardhur puna sa nuk mund të durohet më; është kaluar masa; ka vajtur thika në kockë.