kërpudhë

Nga Wiktionary

KËRPUDHË f.

  • 1. bot. Bimë e tipit të ulët pa klorofil, që është zakonisht si një ombrellë e vogël, që nuk bën lule e fara, por shumëzohet me spore dhe rritet në livadhe e në pyje, në vende me hije e me lagështirë. Kërpudhë e helmët (helmuese, djegëse). Kërpudhë e bardhë (e kuqe, me pika). Kërpudhë që hahet. Kërpudhë eshke. Kërpudhë dashe lloj kërpudhe me kësulë të trëndafiltë, që hahet. Kërpudhë derri lloj kërpudhe që ka kësulën me ngjyrë të verdhë në të errët. Kërpudhë gjarpri lloj kërpudhe me kësulë në të bardhë nga jashtë dhe në të zezë nga brenda, që nuk hahet. Kërpudhë qeni lloj kërpudhe me kësulë në trajtë hinke, me ngjyrë të gjelbër të çelur dhe me këmbë të hollë, që nuk hahet. Kësula (kapela) e kërpudhës. Këmba e kërpudhës. Supë me kërpudha. Mbledh kërpudha. Dalin (mbijnë, rriten, shtohen) si kërpudhat pas shiut (si kërpudha plehu). mospërf. dalin e rriten shpejt e me shumicë.
  • 2. biol. Organizëm ose mikroorganizëm zakonisht parazitar, që shumëzohet me spore dhe zhvillohet në trupin e një bime ose në ushqime; sëmundje e bimëve, që shfaqet si tumor në trajtën e këtij organizmi; ndryshk. Kërpudha e thekrës (e grurit). Kërpudha e qumështit. I ra kërpudha.
  • 3. fig. Njeri i padëshirueshëm që shfaqet papritur diku dhe bën jetë parazitare. Kërpudhë plehu. shar.