kërkoj

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

KËRKOJ kal.

  • 1. Përpiqem të gjej dikë a diçka që nuk dihet se ku është a që ka humbur ose diçka të re a të panjohur, duke hetuar, duke gjurmuar, duke kontrolluar etj. Kërkonte shokët. Kërkonin një dele të humbur. Kërkoj në të gjitha anët (andej e këtej, në çdo skutë). Kërkoj nëpër shtëpi. E kërkoi vendin me pëllëmbë. Kërkoj rrugëdalje. Kërkoj shkakun. Kërkoj udhë (shtigje) të reja. E kërkuam, por s'e gjetëm. Nuk lanë vend pa kërkuar. Kush kërkon, gjen. fj. u.
  • 2. Dëshiroj diçka dhe dua ta kem a ta marr; e thërres dikë, e ftoj që të vijë a të paraqitet tek unë; dua. Kërkonte shtëpi të re. Nuk kërkon shpërblim (dhurata, bakshish). Çfarë kërkon? Kë kërkoni? E kërkon drejtori. Ju kërkojnë në telefon. Kërkoi të birin para se të vdiste. Kërkon sisë (fëmija) do gji të pijë. S'di as vetë se ç'kërkon. Kërkonte më shumë nga shoqëria. Ujku mjegull kërkon. fj. u. Kush kërkon copën e madhe, humbet edhe të voglën. fj. u.
  • 3. I bëj dikujt një kërkesë, i lutem për diçka; ngul këmbë që dikush të përgjigjet ose të japë sqarime a llogari për diçka. I kërkoi ndihmë (para). Kërkoi një muaj afat. Qeveria kërkoi votëbesimin. Kërkojnë llogari (hesap). Kërkoj të falur (ndjesi) i drejtohem dikujt që të më falë për një gabim etj.
  • 4. Parashtroj një dëshirë, bëj një propozim etj.; shfaq mendimin tim për çmimin e një malli që dua ta shes ose ta këmbej me diçka tjetër. E kërkoi për grua. I kërkoi dorën. E kërkuan për drejtues. Sa kërkonte për atë? sa e shiste? Kërkonte shtrenjtë.
  • 5. Vëzhgoj, gjurmoj dhe studioj me kujdes e në mënyrë sistematike një çështje etj. në një fushë të shkencës.
  • 6. Përpiqem të arrij diçka, synoj. Kërkonte ta trembte. Kërkonte t'ua kalonte të tjerëve. Kërkonte t'ua hidhte.
  • 7. jokal. Kam kërkesa të mëdha (ndaj vartësve, nxënësve etj.), jam kërkues. Ai kërkon shumë. Kërkon deri në një.
  • 8. vet. veta III. Ka nevojë për diçka, do; meriton. Kjo punë kërkon durim (vëmendje, këmbëngulje, kujdes, djersë). E kërkon koha (zhvillimi i mëtejshëm). E kërkon e mira e popullit (e atdheut).
  • 9. bised. Shëtit andej e këtej, bredh, gjezdis. Ka kërkuar gjithë botën (dheun).
  • 10. Provoj (zakonisht gjellën a një ushqim) për të parë çfarë shije ka, nëse ka kripë, është zier ose jo etj.; shijoj, ngjëroj. Kërkoj gjellën (për kripë). Më jep pak sa ta kërkoj!
  • 11. jokal. vet. veta III. Ethet, ndërzehet, hiqet, është në afsh. Kërkon lopa.
  • Sa të kërkosh sa të duash, me shumicë, shumë. Kërkon fjalë shih te FJAL/Ë,~A. Kërkon hënën shih te HËN/Ë,~A. Kërkon për mokra keq. shih te MOK/ËR,~RA. Kërkon sherr ngacmon dikë, e nxit që të grindet me të. Kërkoftë murin me dorë! mallk. shih te MUR,~I.