këputem

Nga Wiktionary

KËPUTEM vetv.

  • 1. Lodhem shumë, rraskapitem sa s'duroj më; ndiej lodhje të madhe e dhembje; kapitem. U këput së punuari (së kërcyeri, së qeshuri). Iu këputën kërbishtet (këllqet, kryqet, gërbet) u lodh shumë. M'u këput krahu (koka, kurrizi, mesi, qafa). M'u këput beli
  • a) u lodha shumë nga një punë e rëndë;
  • b) më dhemb mesi. M'u këputën brinjët. Është këputur (është thyer) më dysh.
  • 2. vet. veta III edhe fig. Dobësohet, humbet (zëri, fuqia etj.). Iu këput zëri. Iu këputën fuqitë. Iu këputën shpresat.
  • 3. Shkëputem e bie poshtë, rrëzohem përtokë; mbetem në vend pa ndjenja; varem, zbres. U këput përmbys. U këput një plep (një tra). U këput nga lisi (nga shkëmbi). U këput në mes të rrugës. Iu këput koka majtas. Këputem poshtë. U këput një yll ra një yll.
  • 4. vet. veta III. Ndahet (një pe, një litar, një shirit etj.) në dy ose më shumë copa, pasi është tërhequr me forcë, është përdredhur shumë, është ngrënë a është kalbur. Iu këput rripi. Peri këputet ku është i dobët. fj. u.
  • 5. vet. veta III fig. Pushon papritur e menjëherë, ndërpritet. Mendimet iu këputën. Biseda u këput. Jeta iu këput në mes.
  • 6. fig. Ndiej keqardhje, dëshpërim a mallëngjim të thellë, hidhërohem e pikëllohem shumë. Më këputet zemra (shpirti).
  • 7. Pës. e KËPUT.
  • U këput ndër vete euf. u rrënxua. Iu këput rripi i pallës shih te RRIP,~I.