kënaq

Nga Wiktionary

KËNAQ kal.

  • 1. Bëj që dikush të ndihet i gëzuar e i lumtur, duke ia plotësuar atë që dëshiron ose që kërkon, e bëj të kënaqur, i sjell kënaqësi; i bëj qejfin, i gjej zemrën; e argëtoj. Kënaq dëgjuesit (spektatorët). I kënaqi të gjithë. Më kënaq kur flet (kur e dëgjoj). Na kënaqi filmi (shfaqja). Të kënaq shpirtin (veshin, sytë).
  • 2. fig. kryes. veta III. Plotëson, i përgjigjet mirë; siguron. Kënaq kërkesat (nevojat, dëshirat).