juri

Nga Wiktionary

JURI f.

  • 1. Grup njerëzish që përbëjnë një komision, i cili ka për detyrë të vlerësojë të shpallë fituesit në një garë, në një konkurs etj.; gjyqtaria në një garë, në një ndeshje sportive etj. Vendimi (mendimi) i jurisë. U mblodh juria. Juria përbëhet (prej 5 vetash).
  • 2. drejt. Grup njerëzish që në vendet borgjeze, caktohen për të marrë pjesë në një gjyq me të drejtën që të vendosin për fajësinë ose për pafajësinë e të pandehurit. Vendimi i jurisë. Iu drejtua (i kërkoi, iu lut) jurisë. E gjykuan me ndihmën e jurisë.