jetoj

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Folje[redaktoni]

jetoj jokal.

  1. Jam gjallë, jam në jetë, rroj, gjëllij; bëj një jetë të gjallë. Jeton me nder. Jetoi gjatë (shumë, pak, sa u plak). Dua të jetoj. Di të jetojë (si duhet). Ky dru jeton dyqind vjet. Për një nder jeton njeriu. fj. u. Sa të jetosh, do të mësosh. fj. u.
  2. Plotësoj nevojat për të rrojtur, siguroj kushtet e nevojshme për jetesë; mbahem në jetë, ushqehem. Jeton me punën e vet (me duart e veta). Jeton me djersën e ballit. Jetonte në kurriz të të tjerëve. Jetonin me barishte (me bukë thatë). Ka jetuar me koret (me thembrat) e botës. Jetonte me sot me nesër bënte një jetë të pasigurt, nuk dinte sot ç'do të hante nesër, i shtynte ditët me të keq.
  3. Rroj bashkë me dikë, lidhem a hyj në marrëdhënie të caktuara me të gjatë jetës. Jeton me gruan e me fëmijët. Jeton me prindërit e me vëllezërit. Jetojnë bashkë. Me kë do të jetosh? Jetojmë mirë me fqinjët. Jetoi në gjirin e popullit.
  4. Banoj diku, rri; rroj në një vend, e kam ndejën; e shkoj jetën diku me dikë; në popullojnë një vend. Jetoj në fshat (në qytet). S'jeton këtu. Këto kafshë jetojnë në pyll (në male, në det, në vende të nxehta, në pol).
  5. Shkoj jetën, e kaloj jetën në një mënyrë të caktuar; kam një mënyrë jetese të caktuar. Jetojmë si revolucionarë. Jeton vetëm (në vetmi). Jetonin mirë (keq). Jetojmë me të gjitha të mirat. S'dinte të jetonte. Jetojnë nën zgjedhën (nën thundrën) e kapitalit.
  6. vet. veta III. Ka jetë të gjatë; vazhdon të punojë e të veprojë; duron shumë, nuk prishet nga përdorimi ose nga koha. S'jetoi gjatë makina.
  7. edhe kal. Marr pjesë në një ngjarje, në një gëzim a hidhërim etj. ose jam me shpirt, me mendje, me ndjenja me diçka; njoh a shoh diçka në jetë, kaloj a provoj diçka nga jeta; e ndiej thellë në shpirt diçka; përjetoj. Jetuan çaste (ngjarje) dramatike (të bukura, të hidhura). Jeton me shpirt (me mendje). Jeton me çështjet e ditës. Jetonte me të kaluarën. Jetonte larg problemeve të kohës. Jetuam vitet e luftës.
  8. fig. kryes. veta III. Është në kujtesën ose në mendjen e të tjerëve, nuk e harrojnë; është e gjallë diçka, ruhet e çmohet, ka lënë gjurmë. Jeton në kujtesën (në mendjen, në zemrat) e njerëzve.
  • Jetojnë në një lëkurë jetojnë njëlloj të gjithë. Jetonte (rronte) si gogla në ujë shih te GOGËL~LA.