jetim

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

JETIM m.

  • Djalë i vogël, të cilit i kanë vdekur nëna babai ose të dy prindërit; djalë që ka mbetur pa prindër.

JETIM mb.

  • 1. Që ka mbetur pa nënë, pa babë ose pa të dy prindërit, që nuk ka prindër. Jetim nga babai. Jetime nga nëna. Mbeti jetim. I la jetimë.
  • 2. Pa njeri, i shkretë, i vetmuar. E ndiente veten jetim.
  • Faji është jetim fj. u. keq. përdoret kur askush nuk e pranon fajin, kur askush nuk i del zot fajit.