ironi

Nga Wiktionary

IRONI f.

  • 1. Tallje (për dikë a për diçka) që bëhet në mënyrë të hollë e të mbuluar, duke folur gjoja me gjithë mend; qesëndi. Ironi e fortë (therëse, keqdashëse). E kuptoj ironinë. Flet (qesh) me ironi. Godet me ironi.
  • 2. let. Figurë stilistike, me anë të së cilës shkrimtari, duke u dhënë fjalëve, shprehjeve etj. një kuptim të kundërt nga ai që kanë në të vërtetë ose duke bërë sikur pranon të kundërtën e asaj që mendon, përqesh e vë në lojë dikë a diçka. Përdor ironinë.
  • Ironi e fatit libr. përdoret kur ndodh diçka që nuk pritej e as mund të mendohej, kur vjen diçka fare e rastit dhe e pagjasë ose kur diçka gjen një zgjidhje krejt të kundërt nga ajo që pritej a që duhej.