instinkt

Nga Wiktionary

INSTINKT m.

  • 1. biol. Aftësi e lindur dhe e trashëguar te çdo lloj i qenieve të gjalla, që e bën organizmin të veprojë në mënyrë të pavetëdijshme për t'iu përshtatur mjedisit e për t'iu përgjigjur ndryshimeve të tij; shtysë e vetvetishme që nxit kafshët e njerëzit të kryejnë lëvizje e veprime të pavetëdijshme; shfaqja e një aftësie a shtyse të tillë. Instinkti i të ushqyerit (i vetëmbrojtjes, i riprodhimit, i kujdesit për të vegjlit). Instinkti i nënës (i fëmijës). Instinktet e bletëve (e peshqve, e zogjve, e dhenve, e dhive, e qenve). Shkon pas instinktit. Vepron me instinkt.
  • 2. Prirje a dëshirë e vetvetishme dhe e fortë, që e bën njeriun të mbajë një qëndrim të caktuar, të sillet e të veprojë në një mënyrë të caktuar. Instinkt i lartë (i ulët, shtazarak, i egër). Instinkti klasor (politik).
  • 3. fig. libr. Nuhatje. Instinkti i gjahtarit (i mjekut, i artistit, i rojtarit). E kuptoi (e gjeti) me instinkt. S'e gaboi instinkti.