industri

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

INDUSTRI f.

  • Degë e ekonomisë kombëtare që merret me nxjerrjen e pasurive nëntokësore, me shfrytëzimin e burimeve të ndryshme energjetike, me përpunimin e lëndëve të para dhe me gatitjen e prodhimeve të ndryshme; tërësia e uzinave, e kombinateve, e fabrikave, e minierave etj., që shërbejnë për prodhimin e madh e të mekanizuar të të mirave materiale në përgjithësi ose për nevoja e qëllime të veçanta. Industri e zhvilluar (e fuqishme, e re). Industri socialiste (shtetërore). Industri kapitaliste (private). Industri nxjerrëse (përpunuese). Industria e rëndë industria që merret me prodhimin e mjeteve të prodhimit. Industria e lehtë industria që përgatit sendet e përdorimit të gjerë. Industria mekanike (kimike, energjetike, ushqimore). Industria e naftës (e qymyrgurit, e tekstileve, e sheqerit, e letrës, e këpucëve, e ndërtimit të makinave, e armatimeve). Industria dhe bujqësia. Degët e industrisë. Zhvillimi i industrisë. Ministria e Industrisë. Ngre (krijoj, rimëkëmb) industrinë.