individualist

Nga Wiktionary

INDIVIDUALIST m.

  • Ai që vë interesat e veta mbi ato të shoqërisë, ai që sheh vetëm a më shumë se çdo gjë interesin vetjak, ai që shfaq individualizëm në punë, në sjellje etj. Individualist i madh. Qëndrim (veprim) prej individualisti.

INDIVIDUALIST mb.

  • Që ka të bëjë me individualizmin, që i përket individualizmit, që mbështetet në individualizëm; që karakterizohet nga individualizmi; që është karakteristik për individualistin. Prirje (pikëpamje) individualiste. Botëkuptim (koncept, qëndrim) individualist. Psikologji individualiste. Njeri individualist.