hir

Nga Wiktionary

HIR m.

  • 1. Mirësi, sjellje a diçka tjetër e mirë, qëndrim mirëdashës; përkrahje a ndihmë që i jepet dikujt, nder që i bëhet dikujt. Për hirin tënd. Me shumë hire. I dha hir dikujt. I bëri hir dikujt. Gjeti hir nga dikush. E ka në hir dikë. Kërkon tjetër hir. Është rritur në hir. E shkoi jetën pa hire. I ka dalë nga hiri ka humbur përkrahjen ose besimin e dikujt. I ligu s'ka hir. fj. u.
  • 2. Bukuri, hijeshi. Hir i rrallë (i madh). Hiri i jetës. Me shumë hir. I jep hir. Ia shtoi hiret. Nuk ka hir. Ka shumë hire. Është gjithë hir. Ecën (kërcen) plot hir. I ka rënë një tjetër hir.
  • 3. Dëshirë, dashje; dashamirësi. Hir i lirë. Hiri i burrit dhe i gruas (i çiftit). Me hirin tim. Me hir a pa hir (me hir a me pahir). Ia dha me hir. I ra (e theu) pa hir.
  • 4. fet., vjet. Mëshira, ndihma e përkrahja hyjnore (sipas botëkuptimit fetar).
  • 5. vet. kryes. fet. Gjëra të ndryshme (veshje, sende të veçanta etj.), të mbetura prej një shenjti a oshënari të vdekur ose eshtrat e tij që ruhen si hajmali (në vendet ku vepron feja).
  • Për hir të... për dikë a për diçka, për të ndihmuar a për të përkrahur dikë a diçka, për hatër të... Me hir e pa hir (hir e pa hir) dashur pa dashur, me dashje ose pa dashje; domosdo.