hile

Nga Wiktionary

HILE f. bised.

  • Dredhi që bëhet për të mashtruar dikë, dhelpëri; veprim mashtrues. Hile e rëndë. Njeri i hilesë hileqar. Qumësht pa hile qumësht i paprekur (pa ujë dhe i parrahur). Mjaltë pa hile mjaltë natyror. Mall pa hile mall i mirë, i saktë. I bëri hile e mashtroi. Ia bëri me hile. I mësoi hiletë. Ka hile. I doli hileja. E kuptoi hilenë. I ra hilesë e kuptoi dredhinë. E ka (ia ka) me hile. E do pa hile. Qesh pa hile.