higjienë

Nga Wiktionary

HIGJIENË f.

  • Tërësia e rregullave dhe e masave praktike që i shërbejnë ruajtjes e përmirësimit të shëndetit; degë e mjekësisë që studion se në ç'mjedis, në ç'kushte dhe në ç'mënyrë duhet të jetojë e të punojë njeriu për të ruajtur shëndetin. Higjiena shkollore. Higjiena vetjake (e përgjithshme, trupore, mendore). Higjiena e punës. Higjiena e ushqimit (e të ushqyerit). Higjiena e banesave (e kuzhinës). Higjiena e dhëmbëve (e gojës). Rregullat e higjienës. Këndi i higjienës. Dhoma e higjienës. Mban (ruan, përmirëson) higjienën.