hetoj

Nga Wiktionary

HETOJ kal.

  • 1. Kërkoj të gjej a të zbuloj diçka, duke u nisur nga disa të dhëna paraprake, e shqyrtoj diçka sipas të dhënave që njoh dhe mbledh edhe të dhëna të tjera për ta sqaruar punën më tej, bëj hetimin e diçkaje. E hetoi punën mirë.
  • 2. drejt. Shqyrtoj rrethanat në të cilat është kryer një krim ose një kundërvajtje penale. Hetoj një çështje penale.
  • 3. Shikoj me vërejtje dikë a diçka, vëzhgoj (zakonisht për të zbuluar diçka). Hetoj vendin (rrugët). E hetoj me sy. E hetoj në fytyrë. E hetonte nga dritaret. Hetoj përreth.
  • 4. Vërej i pari një njeri a një send dhe kuptoj diçka; vë re dikë a diçka, diktoj. Nuk e ka hetuar kush. Pa e hetuar njeri.