hanxhar

Nga Wiktionary

HANXHAR m.

  • 1. vjet. Thikë e madhe dhe e gjatë, me dy presa e me majë të hollë, që përdorej si armë. Luftonin me hanxharë.
  • 2. Thikë e madhe dhe e gjerë që përdoret për të prerë mishin. Hanxhari i kasapit. Pres (ndaj) me hanxhar.
  • I ra me hanxhar diçkaje e dëmtoi rëndë, e prishi keq. I nxori hanxharin dikujt e kërcënoi, iu kanos ashpër. Ia preu me hanxhar ia tha hapur e menjëherë, ia tha copë. E kam hanxhar në zemër e kam gozhdë në zemër. I rri me hanxhar në dorë e kërcënon vazhdimisht. I vajti bari sa hanxhari shpenzoi shumë, më shumë humbi se fitoi.