hajdut

Nga Wiktionary

HAJDUT m. bised.

  • 1. Vjedhës; cub, kusar. Hajdut i regjur. Hajdut xhepash (shtëpish). Hajdut me damkë (me çizme) hajdut i regjur. Hajdut me katër duar (me gjashtë gishta) hajdut i shkathët, i regjur. Hajdut me doreza (me dorashka) hajdut që vepron me shumë kujdes; hajdut me përvojë. Fole (çerdhe, strehë) hajdutësh.
  • 2. Kaçak. Hajdut malesh.
  • 3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit.