gushë

Nga Wiktionary

GUSHË f.

1. Pjesa e përparme dhe pak e dalë e qafës së njerëzve ose të kafshëve; pjesa e dhjamur që varet nën mjekër te disa njerëz të shëndoshë. Me gushë të bardhë. Me gushë të varur. Palat e gushës. Stolitë (florinjtë) e gushës. Është bërë me gushë (me dy gusha) është shëndoshur shumë. Ka vënë (ka lëshuar) gushë është bërë me gushë, është ngjallur.

2. Pjesë zakonisht e majme nën qafën e shpendëve; puplat që mbulojnë këtë pjesë të qafës te shpendët. Me gushë të kuqe (të verdhë).

3. Qese në kapërcyellin e disa shpendëve, ku qëndron ushqimi për një kohë para se të kalojë në organet e tretjes. Gusha e gjelit të detit (e patës).

4. Pjesa (lëkura, muskujt etj.) nën nofullën e poshtme te disa amfibë e zvarranikë; pjesa pranë verzave te peshqit. Gusha e bretkosës (e hardhucës). I heq gushën peshkut.

5. mjek. Fryrje në pjesën e përparme të fytit, që shkaktohet nga zmadhimi i gjëndrave tiroide; sëmundja që shfaqet me një fryrje të tillë; strumë. Sëmundja e gushës. Ai kishte gushën.

6. usht. Pjesa enjë arme (e pushkës, e revoles etj.), ku vendosen fishekët para se të shkojnë në fole. Gusha e pushkës (e revoles). Ia vuri fishekët në gushë.

7. Pjesa e poshtme e kularit, ku mbështetet gusha e kaut. Gusha e kularit (e zgjedhës).

  • Gushë për gushë shumë afër njëri-tjetrit; duke u përqafuar. Iu lëshua gusha dikujt filloi të flasë pa pushim, e lëshoi gojën. Zë në gushë (marr në gushë) dikë e përqafoj. E ka shpirtin në gushë i erdhi vdekja, i erdhi fundi, s'ka shpëtim. Gjëndra e gushës mjek. gjëndra tiroide.