grashinë

Nga Wiktionary

GRASHINË f. bot.

Bimë barishtore zvarritëse e kacavarëse me kërcell të degëzuar, me gjethe çift e me lule ngjyrëmanushaqe ose të verdha, që lidh bishtaja me fara të zeza dhe që dëmton drithërat e sidomos grurin, por është ushqim i mirë për bagëtinë; secila nga kokrrat e bishtajave të kësaj bime. Grashina leshatake. Grashina lulemadhe. Grashina gjethehollë. Bishtaja e grashinës. Grurë me grashinë. Qëroj grashinën. Pastroj grurin nga grashina.