glob

Nga Wiktionary

GLOB m.

1. vet. nj. Rruzulli i tokës, lëmshi tokësor, bota. Globi i tokës. Sipërfaqja e globit. Gjysma (një e katërta) e globit. Harta e globit.

2. Rruzulli i tokës, i zvogëluar së bashku me hartën e të gjithë botës, i mbështetur në një mbajtëse në mënyrë që ai të rrotullohet rreth boshtit të vet (përdoret zakonisht si mjet mësimi në shkollë). Rrotulloj globin. Gjej kontinentet në glob.

3. Mbulesë e rrumbullakët si rruzull, prej xhami a prej kristali, që i vihet llambës elektrike për të mbrojtur sytë nga drita e fortë dhe për ta shpërndarë atë në mënyrë të barabartë ose për zbukurim. Glob qelqi (kristali). Glob i madh (i vogël). U thye (krisi) globi.