gjizë

Nga Wiktionary

GJIZË f.

  • Lloj bulmeti në trajtën e dromcave të buta e pak të ujshme, që përgatitet nga qumështi, kosi, dhalli ose hirra, duke i mpiksur e kulluar pasi zihen. Gjizë e njomë. Gjizë e kripur. Gjizë kosi. Gjizë nape. Gjizë me pala. Një dorë gjizë. Byrek me gjizë. Fërgesë me gjizë. Zë (bëj) gjizë. Kulloj gjizën.
  • Kulla me gjizë diçka e pamundur dhe pa asnjë mbështetje, kështjella në ajër. M'u prish gjiza thjeshtligj., iron. nuk shqetësohem fare për diçka, nuk bëhem merak, nuk më prishet puna. Lule gjize bot. shih te LUL/E,~JA.