gjerdan

Nga Wiktionary

GJERDAN m.

  • 1. Varg me gurë të çmuar, me florinj a me rruaza, që e varin gratë në qafë si stoli; gushore. Gjerdan i florinjtë. Gjerdan gushe. Gjerdan me margaritarë (me xhevahir). Mban gjerdan.
  • 2. Rrip për të mbajtur fishekët, që shtrëngohet pas mesit ose tërthoras pas gjoksit. Gjerdan fishekësh. Mbush (ngjesh, heq) gjerdanin.
  • 3. Pjesa e një mishi të therur, që kap një këmbë të përparme, gjysmën e kraharorit dhe të qafës për së gjati.