gjëmëmadh

Nga Wiktionary

GJËMËMADH I mb.

  • 1. Që sjell a shkakton një fatkeqësi të madhe; që ndjell fatkeqësi a gjëmë. Rrebesh gjëmëmadh. Vdekje gjëmëmadhe. Humbje gjëmëmadhe. Fjalë gjëmëmadhe.
  • 2. Që i ka rënë një fatkeqësi e rëndë; që ka vuajtur shumë, fatkeq; si mallk. që i rëntë një gjëmë.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit.

GJËMËMADH II mb.

  • 1. Që ka gjëmim të madh; që ka ushtimë të madhe. Bubullimë gjëmëmadhe. Zë gjëmëmadh. Buçimë gjëmëmadhe.
  • 2. fig. Që ka bërë bujë, që është shumë i dëgjuar; bujëmadh. Fitore gjëmëmadhe. Emër gjëmëmadh.
  • 3. keq. Që bën shumë zhurmë e bujë, që ankohet në të katër anët, zhurmëmadh. Njeri gjëmëmadh.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimit 3 të mbiemrit.