gërshërë

Nga Wiktionary

GËRSHËRË f.

1. Vegël e përbërë nga dy krahë të mprehtë çeliku, që lëvizin të kryqëzuar rreth një boshti të përbashkët për të prerë pëlhurë, letër, llamarinë etj. ose për të krasitur pemët. Gërshërë e vogël (e madhe). Gërshërë flokësh. Gërshërë rrobaqepësish. Gërshërë thonjsh. Gërshërë për krasitje. Gërshërë për prerjen e metalit. Dorezat e gërshërës. Pres (qeth) me gërshërë.

2. Makinë a mekanizëm me dy krahë të mprehtë për prerjen e metaleve të ndryshme, të lëkurës etj. Gërshërë automatike. Gërshërë elektrike.

3. Qethja e dhenve me një vegël të tillë; sasia e leshit që merret nga kjo qethje. Gërshëra e parë (e dytë).

4. shih GËRSHËRËZ,~A 1.

5. fig. Dallim i theksuar, hendek; mospërputhje. Gërshëra e çmimeve. Gërshëra midis fshatit dhe qytetit. Gërshëra midis punës mendore dhe punës fizike. Ngushtimi i gërshërës midis importit dhe eksportit.

6. përd. mb. sport. Që bëhet duke kryqëzuar këmbët ose duart. Stil gërshërë mënyrë kërcimi së larti që bëhet duke kryqëzuar këmbët në ajër. Not gërshërë lloj noti që bëhet duke u shtrirë gjysmë anash e duke kryqëzuar duart dhe këmbët.

  • I ra gërshëra (fshesa, kosa) shih te BIE I. I prerë me gërshërë shumë i përshtatshëm për të bërë një punë, pikërisht ashtu si duhet. Si të prerë me gërshërë kanë të njëjtin shtat a gjatësi, janë të një mase. I ka prerë një gërshërë (janë prerë me një gërshërë) janë shumë të ngjashëm, pothuajse njësoj. I vuri (i futi) gërshërën

a) e preu krejt; e qethi;

b) e shkurtoi shumë një shkrim, i hoqi pjesë të tëra. I bëri veshët gërshërë (pipëz, bigë, curr, çift) shih te PIPËZ,~A. Është me kokë në gërshërë është në rrezik shumë të madh; e ka litarin në grykë. S'korret livadhi me gërshërë fj.u. shih te LIVADH,~I. Vuri (futi) kokën në gërshërë e rrezikoi veten, e vuri jetën në rrezik të madh. I do qethur mishi me gërshërë shih te QETH.