gëlqere

Nga Wiktionary

GËLQERE f.

Lëndë e ngurtë me ngjyrë të bardhë, që del kur djegim gurin gëlqeror; lëng i bardhë e i trashë, që përftohet duke shuar me ujë gurin gëlqeror të djegur në furrë dhe që përdoret për të lyer muret e ndërtesave, për të gatuar llaçin etj. Gëlqere e pashuar (e gjallë). Gëlqere e shuar (e shurdhuar). Gëlqere kokërr (pluhur). Gëlqere hidraulik e përzierje e gëlqeres me rërë e me çimento, që ka vetinë të ngurtësohet edhe në ujë. Llaç me gëlqere. Furrë gëlqereje. Gropë gëlqereje. Sherbet (qumësht) gëlqereje lëng i hollë me gëlqere që përdoret për të lyer muret, pemët etj. Ujë gëlqereje ujë që ka kulluar pasi është tretur në të një sasi të vogël gëlqereje dhe që shërben për të forcuar disa lloje frutash përpara se t'i bëjmë reçel. Djeg gëlqeren. Shuaj gëlqeren. Lyej (zbardh) me gëlqere. Vë (mbaj, forcoj) në gëlqere vë në ujë gëlqereje.

  • U bë gëlqere (në fytyrë) u zbeh shumë, u zbardh në fytyrë, i iku gjaku (nga sëmundja, nga frika etj.).