funksion

Nga Wiktionary

FUNKSION m.

1. zyrt. Detyrë, zakonisht e rëndësishme a e lartë, që i ngarkohet dikujt në një institucion, në një ndërmarrje ose në një organizatë; shkalla që zë dikush në një hierarki administrative. Funksion i lartë. Funksion zyrtar (administrativ, shoqëror). Funksion drejtues. Funksioni i drejtorit. Kryej funksionin e... Është ngarkuar me një funksion të rëndësishëm.

2. Puna a shërbimi që bën një vegël, një mekanizëm ose një pjesë mekanizmi. Funksionet e motorit (e gypit të gazrave).

3. zyrt. Veprimtaria a puna që kryen shteti ose një organ shtetëror. Funksion ligjvënës (ekzekutiv, administrativ). Funksionet e shtetit.

4. fiziol. Puna e veçantë që kryen rregullisht organizmi i qenieve të gjalla ose një organ i tij. Funksionet e organizmit. Funksionet e zemrës (e lëkurës). Funksionet e mëlçisë. I humbet funksionet e veta.

5. mat. Madhësi e ndryshueshme, vlera e së cilës varet nga vlera e një madhësie tjetër të ndryshueshme dhe që i përgjigjet asaj. Funksion algjebrik. Teoria e funksioneve.

6. gjuh. Roli që luan gjuha në shoqëri; roli që luan çdo njësi a element i gjuhës në procesin e ligjërimit. Funksioni shoqëror i gjuhës. Funksion morfologjik. Funksioni kumtues (shprehës). Funksionet e gjuhës (e gjuhës letrare kombëtare). Funksioni i emrit (i mbiemrit, i nyjës). Funksioni i kryefjalës (i kallëzuesit, i kundrinës). Funksioni i rasës emërore (dhanore, rrjedhore). Funksioni i fonemës.