frymëmarrje

Nga Wiktionary

FRYMËMARRJE f.

1. Thithja e oksigjenit dhe nxjerrja e gazit karbonik nga qeniet e gjalla; thithja dhe nxjerrja e lehtë e ajrit nga mushkëritë; thithja e ajrit nga qeniet e gjalla. Frymëmarrje e lehtë (e rëndë, e thellë). Frymëmarrje e lirë (e shpejtë, e ngadaltë). Frymëmarrje e plotë. Frymëmarrje e natyrshme (artificiale). Aparati i frymëmarrjes. Rrugët e frymëmarrjes. Bëjmë frymëmarrjen.

2. fig. Gjallëri, fuqi, jetë. Ka frymëmarrje të gjerë.