fond

Nga Wiktionary

FOND m.

1. ek., fin. Tërësia e mjeteve monetare e materiale të caktuara për një qëllim; tërësia e këtyre mjeteve që shërbejnë si burim dhe si rezervë kryesore për diçka; kapital. Fondi monetar (valutor). Fondi shtetëror. Fondi i paprekshëm. Fondi i pagave (i akumulimit, i konsumit). Fondet e xhiros. Fondi i ushqimeve (i mallrave, i banesave). Fondi i sigurimeve shoqërore. Fondi i drejtorit.

2. vet. ek. Letra me vlerë. Ranë fondet.

3. Tërësi sendesh me vlerë që i përkasin dikujt, pasuri. Fondi i tokës. Fondi i pyjeve. Fondi i librave. (i dokumenteve). Fondet e bibliotekës.

4. gjuh. Pasuria e leksikut të një gjuhe; tërësi fjalësh, shprehjesh etj. Fondi aktiv (pasiv) i leksikut. Fondi themelor i fjalorit fjalët që përbëjnë bërthamën e leksikut të një gjuhe.

5. fig. Diçka me vlerë, pasuri e çmuar. Fondi i artë i letërsisë shqiptare. Fondi i vyer i kuadrove tona. Pasuron fondin e teorisë marksiste-leniniste.