flori

Nga Wiktionary

FLORI m.

1. vet. nj. Ar. Flori i pastër. Unazë (byzylyk) floriri. Ngjyrë floriri. I larë në flori.

2. Fije e praruar, që përdoret për të qëndisur a për të punuar diçka; veshja e punuar a e qëndisur me këtë fije. Jelek floriri. Qëndis me flori.

3. Monedhë prej këtij metali, me një vlerë të caktuar, që përdorej para Çlirimit; monedhë e tillë që përdorej si stoli. Florinjtë e gushës. Njëqind florinj. Qyp me florinj. Varg me florinj. E pagoi me flori.

4. fig. përk. Njeri i shtrenjtë, i mirë dhe i dashur (zakonisht për fëmijët). Floriri i nënës!

5. përd. mb. Që është bërë prej ari, i florinjtë. Para flori.

6. përd. mb. fig. Që ka veti a cilësi shumë të mira; shumë i mirë, i mrekullueshëm; shumë i çmueshëm, i shtrenjtë. Grurë flori. I ka duart flori bën çdo gjë që i sheh syri, është shumë i zoti. E ka zemrën flori. Koha është flori.

7. përd. ndajf. Shumë (zakonisht me mbiemrat i verdhë, i pastër, i kulluar). Flori i verdhë. Flori i pastër (i kulluar).

  • Flori në baltë (në pleh) shumë i çmueshëm, shumë i vlefshëm, por në një vend ku nuk e çmojnë ose ku nuk mund të hyjë në punë. Flori në mushama shumë i mirë. Kapak floriri gjëja më e mirë; zgjidhja më e mirë. Ishte i krimbur në flori shih te KRIMBUR (i,e). Të peshonte në flori shih të PESHOJ. Pëllëmbë e flori shih te PËLLËMB/Ë,~A. I bëhet balta flori

a) është i aftë që çdo punë ta bëjë mirë; i ka duart të arta;

b) është njeri me fat të mbarë, i ecën (sipas besëtytnive). I kishte florinjtë (paratë) me bisht (me hejbe) shih te BISHT, ~I. Edhe sikur të ma shtrojnë me flori edhe sikur të me japin të gjitha të mirat e botës (për diçka që s'dua ta bëj qoftë edhe me fitime të mëdha). Lule floriri bot. shih te LUL/E,~JA.