etimologji

Nga Wiktionary

ETIMOLOGJI f. gjuh.

1. Degë e gjuhësisë që studion prejardhjen e fjalëve të një gjuhe, duke u mbështetur në historinë e saj e në lidhjet me gjuhët e tjera. Etimologjia shkencore. Etimologji popullore etimologji që e përcakton në mënyrë të gabuar prejardhjen e fjalëve, duke u mbështetur zakonisht te ngjashmëria e tyre e jashtme, tingullore me fjalë të tjera të njohura dhe pa marrë parasysh ligjet e zhvillimit historik të gjuhëve. Etimologjia e gjuhës shqipe. Merrem me etimologji.

2. Prejardhja e një fjale. Etimologji e qartë (e panjohur). Etimologji e një fjale. Përcaktoj etimologjinë e fjalës.