enciklopedi

Nga Wiktionary

ENCIKLOPEDI f.

Vepër e madhe shkencore që përfshin njohuri për të gjitha fushat e jetës e të veprimtarisë të sistemuara në mënyrë të përmbledhur në trajtën e një fjalori; vepër e tillë që përfshin njohuri për një degë të veçantë të shkencës, të artit, të teknikës etj. Enciklopedia e madhe (e vogël). Enciklopedia e mjekësisë (e letërsisë, e bujqësisë, e filozofisë).

  • Enciklopedi e gjallë bised. njeri që ka njohuri të gjëra nga shumë fusha të dijes e të veprimtarisë shoqërore. Enciklopedia e radios (televizive) emision i posaçëm i radios (i televizionit) që jep për masat e gjera njohuri të ndryshme nga fushat e shkencës, të artit, të teknikës, të kulturës etj.