ekonomi

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

ekonomi f. sh -

  1. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim që i përgjigjet një shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese në një rend shoqëror. Ekonomia socialiste. Ekonomia kapitaliste. Ekonomia feudale.
  2. Gjendja materiale dhe financiare e një vendi, e një krahine, e një dege të veprimtarisë prodhuese etj., degë e veprimtarisë prodhuese me një strukturë e organizim të caktuar. Ekonomia popullore. Ekonomia kombëtare. Ekonomi e pavarur. Ekonomi e planifikuar. Ekonomi e zhvilluar (e prapambetur). Ekonomi shumëdegëshe. Ekonomia bujqësore (industriale, blegtorale, pyjore, ujore). Ekonomia komunale. Forcojmë ekonominë.
  3. Njësi prodhimi, sidomos në bujqësi, së bashku me mjetet dhe veglat që zotëron. Ekonomi e vogël (e madhe). Ekonomi kolektive (kooperativiste). Ekonomi ndihmëse.
  4. Tërësia e shkencave që studiojnë marrëdhëniet në prodhim, gjendjen materiale e financiare të një vendi etj. si edhe degët e ndryshme të veprimtarisë prodhuese. Fakulteti i ekonomisë. Studion për ekonomi. Ekonomia politike shkenca që studion ligjet e prodhimit, të këmbimit dhe të shpërndarjes së të mirave materiale në shkallë të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore; lënda mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. Teksti që përmban këto njohuri.
  5. Gjendja materiale e një familjeje.
  6. Rregull a masë në shpenzime; kursim. Përdor (harxhoj) me ekonomi. Bëj ekonomi e shpenzoj a e përdor diçka me kujdes e me rregull; bëj kursime.
  • Ekonomi shtëpiake lëndë mësimore në shkollën tetëvjeçare që u mëson nxënësve si të mirëmbajnë shtëpinë, si të gatuajnë, si të qepin etj.