dyjar

Nga Wiktionary

DYJAR m.

1. Secila prej dy pjellave që kanë lindur në të njëjtën kohë nga e njëjta mëmë, binjak. Polli dyjarë delja.

2. Qengj që pi qumësht te dy dele.


DYJAR mb.

1. Që ka dy pjesë, dy shtresa etj. të njëjta ose të ngjashme, dyfish; që është me dy tyta të ngjitura bashkë (për cylen). Cyle dyjare. Zile dyjare zile që ka brenda një zile më të vogël në vend të gjuhëzës dhe që tingëllon me dy zëra.

2. Që ka pjellë në të njëjtën kohë dy keca ose dy qengja (për dhitë e delet).

3. Që ka lindur në të njëjtën kohë me një tjetër nga e njëjta mëmë, binjak (zakonisht për qengjat e kecat). Qengja (keca) dyjarë.

4. Që rritet bashkë me një tjetër, dysh, binjak (për frytet e pemëve). Qershi dyjare.