dy

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:
Dy

Shqip[redaktoni]

Numër[redaktoni]

dy num. them.

  1. Numri që vjen menjëherë pas njëshit dhe që shënon një sasi të barabartë me një edhe një. Dy shokë (shoqe). Dy herë. Dy orë. Dy ditë (muaj, vjet). Në orën dy. Dy herë më i madh. Dy edhe dy. Dy herë dy. Dy të dhjetat. E ndarë në dy pjesë. E pjesëtoj për dy.
  2. përmb. ~ (të), ~JA (të). Dy së bashku a menjëherë. Erdhën të dy shokët (të dyja shoqet). Ia dhashë të dy librat.
  3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të numërorit themelor. U nisën të dy (të dyja).
  4. përd. num. rresht. I dytë. Dhoma (salla) dy. Kabina dy. Shkalla dy.
  • Me të dy (me të dyja) duart shih te DOR/Ë,~A. Me dy fytyra (me dy faqe) shih te FYTYR/Ë,~A. Një me dy (një e dy) shih te NJË. Pa një, pa dy shih te NJË. E bëri për dy (për pesë) para shih te PARA,~JA. Ia bëri tetë me dy dikujt thjeshtligj. shih tek TETË. S'e bën dy (dysh) fjalën (e dhënë) shih te DYSH. S'ia bëri as një, as dy shih te NJË. Bie (është, ndodhet) në mes dy zjarresh shih te ZJARR,~I. Çalon nga të dyja këmbët shih te KËMB/Ë,~A. Duhen dëgjuar të dyja kambanat shih te KAMBAN/Ë,~A. Dy pëllëmbë mbi tokë shih te PËLLËMB/Ë,~A 4. Gjarpër me dy koka shih te GJARP/ËR,~RI. Ha (pi) me dy gryka shih te GRYK/Ë,~A. Jam dy mendjesh shih te MENDJ/E,~A 2. Mbështetet në të dyja këmbët shih te KËMB/Ë,~A. Mësallë me dy faqe shih te MËSALL/Ë,~A. E shkeli me të dy (me të dyja) këmbët shih te KËMB/Ë,~A. Pa thënë (pa bërë) as një, as dy shih te NJË. Vezë me dy të verdha (me dy të kuq) shih te VEZ/Ë,~A. Kur të bëhen dy ditë bashkë iron. shih te DIT/Ë,~A. Dy Kamberë në një derë vjet. shih te DER/Ë,~A. Ia futi (ia vuri, ia shtiu) te dyja këmbët në një këpucë (në një opingë) dikujt shih te KËMB/Ë,~A. Janë dy kufoma e një shpirt shih te KUFOM/Ë,~A. Është dy (pesë) para njeri (burrë) shih te PARA,~JA. Është me dy fije brinjë shih te BRINJ/Ë,~A. Ishte me dy krënde në vatër shih te KRËND,~I. Është thikë (presë) me dy presa shih te THIK/Ë,~A. Nuk ka (as) dy (pesë) para mend shih te PARA,~JA. Kërkon të hajë me dy lugë keq. shih te LUG/Ë,~A. S'le dy gurë bashkë shih te BASHKË. S'lidh (s'bën) dot dy fjalë bashkë shih te BASHKË. Milte dy qyqe dhi (dele) shih te MJEL. Ngjajnë (janë) si dy pika uji shih tek UJ/Ë,~I. Noton (lundron) në dy (në një) gisht një shih te GISHT,~I. Si një e një (që) bëjnë dy shih te NJË. Me një gur (me një të shtënë) vret dy zogj shih te GUR,~I. Një rrugë (udhë) e dy punë shih te RRUG/Ë,~A. I priste shpata (palla, kordha, jatagani, sëpata) nga të dyja anët (djathtas e majtas) shih te PRES I. U zunë (a grindën) për dy (për pesë) para spec shih te PARA,~JA. (Një) copë mish me dy sy përçm. shih te MISH,~I. Dy duar për një kokë (janë) shih te DOR/Ë,~A. Është një nga dhia, dy nga vija shih te DHI,~JA. Është tri në degë e dy në majë dikush shih te DEG/Ë,~A. Nuk mbahen dy kunguj (dy shalqinj) nën një sqetull (në një dorë) fj. u. shih te KUNGULL,~I.

Në gjuhët tjera[redaktoni]

dy- fjalëform.

  1. Pjesë e parë e disa fjalëve të përbëra, që i përgjigjet kuptimit të numërorit dy (p.sh. i dyanshëm, dydegësh, dyditor, dyfaqësh, dygjymtyrësh, dykrenore, dylekësh, dyluftim, dymujor, dyngjyrësh, dyvjeçar etj).